Home

Angazhimi është shumë i nevojshëm këto ditë, të dashur lexues. Lejomëni t’iu them se pse.

Po shkojmë drejt kohërave të vështira. Kohëra, të cilat janë duke u dominuar nga një formë e zgjeruar e kapitalizmit në favor të një grupi të vogël të shoqërisë. Problemet janë të pafundme dhe nuk kanë për t’u zgjidhur për sa kohë që sistemi kapitalist është gjallë. Sistemi kapitalist është një sistem që vazhdimisht prodhon kriza. Kriza që çojnë kah pabarazia, përjashtimi dhe varfëria. Kriza është e vetëvëtishme për kapitalizmin, ashtu siç Marksi e parashikoi shumë kohë më parë.

Përveç krizave sociale, ekonomike dhe politike, ne po përballemi edhe me krizën humane. Një nga bazamentet e sistemit kapitalist është individualizmi. Aq gjatë sa kapitalizmi dominon, njerëzit bëhen aq më egoistë dhe individualistë. Secili jeton vetëm për veten e vet.

Një tjetër gur themeli i kapitalizmit është se ne garojmë me njëri-tjetrin për të mbijetuar apo – thënë ndryshe -, nxjerrim më të mirën nga vetja jonë. Garimi nuk është thelbësor vetëm për tregun, por poashtu e vë nën kontroll tërë shoqërinë tonë. Brenda sistemit neoliberal kapitalist, proceset shoqërore duhet të jenë në përputhje me mënyrën e funksionimit të tregut. Në këtë mënyrë, kapitalizmi dominon jetën tonë në të gjitha format dhe fushat e mundshme.

Nga po na çon neve kështu kapitalizmi? Të gjitha institucionet dhe organizatat më të mëdha, duke nisur që prej Kombeve të Bashkuara e gjer tek Banka Botërore dhe FMN-ja, pranojnë se problemi më i madh sot është rritja e pabarazisë në botë. Në Bruksel, ku unë jetoj, pabarazia po shfaqet para syve tanë çdo ditë, pa pasur nevojë që këto institucione të na e konfirmojnë këtë gjë.

Këtu në Bruksel, angazhimi im është rritur ndër vite. Në vendin tuaj, ku jetoni çdo ditë, ku studioni, ku punoni, ku miqtë tuaj jetojnë… ju thjesht nuk mund të qëndroni indiferent përballë rritjes së vazhdueshme të pabarazisë, përajshtimit dhe varfërisë.

Kur diplomova në universitet, u përballa me dilemën për të zgjedhur nëse duhet të vazhdojë doktoraturën apo duhet të përfshihesha në proceset shoqërore. Dhe nuk hezitova gjatë. Zgjodha opcionin e dytë. Duhet të bëja diçka, ashtu që t’i ktheja të mirat që më ofroi qyteti ku kam kaluar aq shumë çaste të bukura si student.

Angazhimi nënkupton dhënien e një pjese nga vetja jonë për atë që bëjmë. Mund të tingëllojë e thjeshtë, por nuk është. As e thjeshtë, e as e dukshme. “E dukshmja” humbet përballë dominimit të diskursit të llojit “secili për veten e tij”. Për ata që nuk pjesëmarrin në aksione, është e vështirë të kuptohet se përse disa nga ne angazhohemi. Shpesh ne nuk mund të japim një arsye të saktë rreth asaj se përse ne po angazhohemi. Angazhimi duhet provuar dhe jo shpjeguar. Prandaj, shpjegimi im kurrë nuk mund ta përshkruaj si duhet apo përfshijë sa duhet përvojën e angazhimit.

Pra, ne mund të themi se çfarë shërben angazhimi ynë, por të shpjegosh arsyet themelore është shumë më e vështirë. Mos u shqetëso për ata të cilëve u tingëllon familjare kjo, sepse e tëra ka të bëjë me kohën dhe përvojat e gjithësecilit… dhe vetëm atëherë secili kupton arsyet për angazhimin.

Një aspekt tjetër i angazhimit është edhe konteksti. Nëse ne merremi vetëm me veten tonë, gjithçka do varet nga konteksti jonë. Por, po vendosëm të angazhohemi në shoqëri, kuptojmë se atje jashtë është edhe një kontekst më i gjerë sesa konteksti ynë personal. Kuptojmë se atje jashtë ka shumë më shumë arsye për tu angazhuar, sesa thjesht arsyet tona vetanake.

Kjo na bëhet e qartë kur e kuptojmë se çfarë nënkupton angazhimi me “të qenurit në kontakt me tjetrin” apo “të qenurit i angazhuar me dikë tjetër e jo me veten”. Gjatë angazhimit tonë, ne mund të shikojmë përtej vetes dhe të ecim në një marrëdhënie të vërtetë me të tjerët. Nuk është një angazhim ku ju e gjeni veten apo në të cilin ekziston vetëm tjetri. Është një marrëdhënie konstruktive ku angazhimi juaj është dhe vazhdon të jetë kritik.

Angazhimi fillon me pak dhe shkon duke u rritur. Në grupe të dy, tri, katër… e kështu takohemi me njerëz tjerë. Këto tubime na japin mundësinë të shohim brenda realitetit tonë perspektiva të ndryshme. Perspektiva, që pa këtë angazhimi do ishin inekzistente.

Njëjtë i rëndësishëm është edhe fakti që me anë të angazhimit ne e fitojmë një vend në botë. Me anë të angazhimit me dhe për të tjerët, ne gjejmë një vend për veten tonë. Një vend për veten tuaj në një kontekst më të gjerë jo vetëm duket racionale, por poashtu shumë e nevojshme në këto kohë të një jete dinamike, ku tjetërsimi është thelluar shumë. Nuk mund të qëndrojmë edhe më tutje anash si një spektator në një pjesë të rëndësishme të jetëve tona. Sepse, të pëlqen ose jo, ajo që ndodh jashtë, në ambientin tonë, ka një ndikim edhe mbi vetë jetët tona.

Që të mos jesh akoma një spektator por një aktor, do të thotë se angazhimi është bashkëpunim. Ju, së bashku me të tjerët, që gjithashtu besojnë në angazhim. Ky kontakt i vazhdueshëm me të tjerët dhe ky bashkëpunim, duket si një kalitje e mirë drejt kooperimit, solidaritetit dhe koekzistencës me tjerët.

Përmes bashkëpunimit, duke kërkuar për pika bashkëpunimi dhe lidhjeje, është esenciale ta bëjmë angazhimin të ketë sukses. Nuk duhet të harrosh se ti je i angazhuar për të arritur diçka, për të ndryshuar diçka. Dhe nëse pabarazia është problemi më i madh në shoqëri, siç është rasti jonë, atëherë ndryshimi duhet të jetë thelbësor.

Me këtë nuk dua të them se po kërkoj patjetër një angazhim të orientuar kah rezultatet. Këtyre ditëve, duket në modë që çdo gjë që bëjmë duhet të jetë e orientuar kah rezultatet.

Angazhimi është së pari dhe para së gjithash një proces. Një proces në të cilin ti angazhohesh me njerëz tjerë, në të cilin ti dëgjon dhe mëson nga njerëzit e tjerë dhe kjo t’i zgjeron horizontet e tua. Prandaj, secili duhet ta provoj angazhimin, sepse vetëm me përvojë ne mund të bindemi rreth vlerës dhe rëndësisë së të qenurit i angazhuar.

Vlerën dhe rëndësinë e angazhimit nuk e shohin vetëm ata për kauzën a problemin e të cilëve ti je angazhuar, por poashtu vetë ti. Angazhimi nuk ka të bëjë me atë që jep dhe atë merr, si kundërvlerë. Unë besoj se secili nga ne merr shumë nëse angazhohesh në vendin ku jeton dhe për njerëzit me të cilët jeton. Ju ngritni një marrëdhënie me njerëzit e tjerë dhe merrni diçka bashkërisht. Përveç kësaj, ndjehesh mirë, ndjehesh taman në shtëpi tënden, ndihesh i lehtësuar.

Kjo nuk do të thotë që angazhimi duhet izoluar thjesht në nivel lokal apo vetëm aty ku jetoni për momentin. Mendoj se është e rëndësishme që ne angazhojmë veten tonë aty ku jetojmë përditshmërinë tonë, në lagje, fshatra apo qytete, ku bashkëjetojmë me fqinjtë tonë. Aty ne mund të arrijmë diçka, sepse ne mund të ndryshojmë diçka. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht në kundërshtim me një angazhim në fusha më të gjera. Ne duhet të angazhohemi, të lidhemi dhe të solidarizohemi me njerëz anekënd botës, që janë ngritur për ndryshim dhe për përmirësime.

Bleri Lleshi është filozof politik

Nga hollandishtja në anglisht, përktheu: Ann Blanckaert

Nga anglishtja në shqip, përktheu: Fitim Salihu

https://blerilleshi.wordpress.com

https://www.facebook.com/Bleri.Lleshi

Twitter @blerilleshi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s