Home

I nderuar Selami,

Ndërsa po e shkruaj këtë letër, e kam vajzën time 3-muajsh afër meje. Shpresoj ta zërë gjumi që të më le te shkruaj në qetësi, por e di qe kjo sdo të ndodh sepse un jam shoku i saj dhe përderisa me ka përballë ka deshirë të luaj. Vetëm kur të lodhët ose kur sheh ndonjë gjë interesante qetësohet. Ato momente po i shfrytëzoj unë per të ta shkruar këtë letër.

Ne të dy kurrë nuk jemi takuar, por kam ndëgjuar mbi ty nga adhuruesja jote më e madhe, e bija jote. Më kishte treguar per lidhjen tuaj të pandarë e cilla filloj ne momentin kur ju ishit të detyruar te ikni nga lufta në Kosovë. Ti atëherë ishe një baba i ri, ajo ishte tre vjeçare.

Ndoshta ke deshirë t’a dish arsyjen përse po të shkruaj kështuqe nuk po e zgjasë. Para disa ditësh vajza jote me tregoj qe ishe i sëmur me kancer. Kur e mora këtë lajm gjithqka perreth meje u befasova. Me ditë të tëra nuk mu hoqët nga mendja. Doja të ju ndihmoja, të bëja diçka për ju por nuk e dija se çfarë. Prandaj me lindi ideja të t’a shkruaj këtë letër.

Si fëmijë nuk e dija kur dikush vuante prej kancerit sepse askush nuk donte të fliste per këtë temë. Isha i dijshëm per ekzistencen e saj sepse unë e humba gjyshen ngaqë ishte e semurë prej kancerit. Ajo ma dhuroj emrin, por vdiq kur isha 2-vjeçar. Nuk kam shumë kujtime prej saj por ndonjëherë mundohem ti parafëtyroj historitë që i dëgjoja për të kur isha fëmijë.

Ne e kemi frikë kancerin dhe të flitët për të është tabu. Disa njerëz frigohen nëse e permend fjalen ‘kancer’, edhe mendojnë se dhë ty do të bjerë kjo sëmundje. Pasi je edhe ti Shqipëtar, duhet t’a dish që pak e përdorim këtë fjalë. Në vend të saj flasim për ‘sëmundjën e keqe’. Në tërë botën është e vështirë t’a pranojme këtë sëmundje por tek ne Shqipëtart me dukët është ende më e vështirë.

Le të jetë kjo letër nje hapi i vogël kundër kësaj tabuje. Të gjithë kemi dëshirë t’i ndajmë momentet e bukura me njëri tjetrin. Kjo në veti është një gjë e bukur. Por jeta nuk është gjithmonë e bukur. Të gjithë gjindemi ndonjëherë në situata dhe momente të vështira. E kemi refleks qe mos ti bezdisim të tjerët me problemet tona te ‘kota’. E kam fjalën per partnerin, prindërit, vëllaun, motrën apo një mik.

S’mund të krijojmë lidhje te forta dhe te gjata nëse ne nuk e mbështesim njëri-tjetrin ne momente të vështira. Nuk është se nuk kemi deshirë, por kemi frikë dhe përpiqemi t’a mbrojm vetëvetën. Kemi frikë te mos jemi mjaft të fortë per atë personin ose frigohemi që ndoshta na ndodh edhe neve. Kur partneri yt vuan nga depresioni, ajo do të ketë pasoja edhe për ty. Ne mund t’a ‘mbrojm’ vetën duke mos e mbështetur partnerin dhe duke u distancuar. Ne mendojmë se skemi nevojë të përgjigjëmi sepse individualizmi thotë se sëcilli njëri ka nevojë per ca kohë me vetëvetën, apo jo? Unë e kuptoj refleksin e vetëmbrojtjës qe frika na imponon, por nuk e pranoj si përgjigjie.

Para disa vitesh, vdiq babai i një mikut tim nga kanceri. Para një kohe kur e takova, bisedonim per pendimet e jetës. Ati nuk ju nevojit shumë kohë për të zgjedhur një moment. Babai i tijë kishte vuajtur me muaj të tërë, por ky nuk e kishte guximin që t’a vizitonte. ‘Pendohëm qe nuk isha aty me të në momentet e tijë me të veshtira dhe qe nuk u pershëndeta me të’. Nuk dija çfarë t’i them.

Të tregova mbi gjyshën time. Babai im u kujdes dy vjet me rradhë për të kur ajo u sëmur. Ende në ditën e sotme, 34 vite me vonë, ka njerëz qe e përmendin atë qe bëri im atë për gjyshen time. Askush nuk e kishte bërë një gjë të tillë në malet e Shqipërisë. Babai im nuk fletë kurrë për atë që bëri, por e mban krenarinë në vetë për kujdesin që pati per nënën e tij.

Nuk dua të mendosh që un po të këshilloj se si duhet të sillësh me kancer si pacient sepse un nuk jam njeriu i duhur per atë. As nuk po të shkruaj nga keqardhja apo mëshira. Po të shkruaj sepse kam një respekt të madh per ty.

T’i ikësh luftes, te fillosh nga 0 në një vend të huaj dhe prap se prap të arrish ti edukojsh femijët me sukses dhe t’i krijosh shansët për ta që të përparojn në jetë, për këtë kam respekt.

Deniza, e bija jote, është një shembull për shum të rinjë në Belgjikë sepse ti ishe një shembull i mirë për të. Ti ja ofrove mundësitë dhe hapësiren qe ajo te bëhëj kjo që është sot. Madje edhe talentin për të shkruajtur e kishte nga ti. Së bashku me shumë njerëz të tjerë në këtë vend, unë të jam falenderues per vajzën tënde, sepse çdo vend ka nevojë për të rinjë që angazhohen të ndryshojnë shoqërinë dhe të luftojnë padrejtsinë.

Shpresoj qe edhe un t’a kem një lidhje të tillë me vajzën time dhe qe t’a edukoj me sukses sikur ti. Nëse e arrijë këtë qellim, kjo do të ishte shumë për mua sikur per çdo prind. T’a dish që femija yt ështe i vendosur, ka karakter të fortë, ka një mendje të hapur dhe ështe edhe më i suksesshem se që ishe ti, është ëndrra ë çdo prindi.

Nëse ti vjen nga një vend ose situatë e vështirë ku bën pjesë e një grupit qe kan vuajtur dhe kan patur padrejtësi, kjo shpresë është edhe më e madhe. Nuk don t’a shohësh fëmijën tënd në atë gjendje dhe në vështirësi sikur ti. Duhet të luftosh edhe më shumë qe t’i krijosh më shumë mundësi qe ata t’a kenë më lehtë. Këtë e bëre ti dhe per atë vlerësoj prindërit sikur ti aq shumë. Nuk dua t’ja humbas meritat edhe bashkëshortës tënde por këtë letër ta drejtova ty ne veçanti.

E kam edhe një arsyje përse po të shkruaj. Në këto kohë e kemi shprehje të përqendrohemi vetëm në atë ku kemi deshtu apo kemi bërë gabime. Gjërat negative po n’a tërhjekun vëmendjën dhe po na kushtojnë energji. Sikur kjo nuk mjafton, edhe harrojmë t’i vlerësojmë të mirat e që i kemi. Është bërë pothuajse aftësi apo art qe t’a shohim pozitivitetin e jetës.

Unë nuk e di se çfarë bën ti ne jetën tënde apo çfarë ke bërë më parë por e di kush është vajza jote dhe ajo smund të jetë shumë ndryshe nga ju. Vetëm per këtë fakt ti duhet të jesh shumë krenar.

Disa ditë më parë lexova qe kishe qenë në një malë me familjën tënde për t’ju treguar histori kur ke qenë i ri. E kishe bërë një premtim qe vitin në vijim do shkoni përsëri aty për t’i ndarë edhe disa histori tjera.

Shpresoj me gjithë zemër qe t’a mbash premtimin edhe shumë vite. Mos harro që ata që janë shembull dhë inspirim për të tjerë, janë të pavdekshëm sepse emri dhe historia tyre do të përmendët gjeneratë mbas gjenerate.

Të uroj shumë kurajo, shpresë dhe dashuri.

Bleri Lleshi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s