Home

Evropa është zhytur në një krizë të thellë, por politikanët tonë mbesin akoma të preokupuar me politikat e dështuara neoliberale të së shkuarës. Në fakt, e vetmja mënyrë për ta përballuar krizën është me anë të një politike gjerësisht më sociale dhe solidare të Evropës.

Brukseli: zemra e Evropës

Po ju shkruaj nga Brukseli, kryeqyteti i Evropës. Kriza ka kapluar Brukselin, sikurse edhe qytetet dhe vendet e tjera evropiane. Realiteti në Bruksel nuk dallon nga pjesa tjetër. Një në tre qytetarë jetojnë në varfëri. Shifrat e papunësisë janë rritur në mbi 20% dhe në disa lagje të qytetit, papunësia tek të rinjtë ka arritur gjer në 50%. Shifrat e braktisjes së shkollës janë 25% dhe strehimi, njëjtë sikurse kujdesi shëndetësor po bëhen të paarritshme për shumëkënd. Zemra e Evropës është e sëmurë dhe e dobët.

Shifrat që djegin

Evropa është kapluar në një nga krizat më të rënda të qindvjeçarit të fundit. Ajo që nisi si një krizë tregjesh financiare evoluoi në një krizë ekonomike dhe sociale. Për vitin 2013, një krizë ushqimi është e pritshme, kurse kriza e energjisë poashtu gjendet në prag. Në krye të kësaj, kriza e ndryshimeve klimatike nuk guxon të neglizhohet: dëmet që kapin shifrat e miliardave të shkaktuara nga uragani “Sandy” janë një sinjal i natyrës. Planeti ynë nuk mund të përballojë edhe më tutje mënyrën tonë të jetesës – pavarësisht nëse ne e mohojmë këtë apo jo.

Shifrat në vetvete flasin për gjithë historinë. Ne po përballemi me pabarëzinë më të thellë të të ardhurave, qëkur se ka filluar të matet shpërndarja e pasurisë. Shifrat më të freskëta të lëshuara nga “Eurostat” shfaqin se më shumë se 18 milionë njerëz janë të papunë vetëm në eurozonë. Këto janë shifrat më të larta që prej vitit 1995. Në Evropën jugore, shifrat e papunësisë janë me të vërtetë katastrofike. Varfëria është në rritje: pothuajse 25% e evropianëve ka të ngjarë që kalojnë tërë jetën e tyre në varfëri.

Rreth e përqark Evropës, mijëra vende pune shkurtohen çdo ditë. Kjo përkthehet në akoma më shumë njerëz që rrëshqasin nga mesi dhe klasa punëtore drejt pasigurisë dhe varfërisë. Ata nuk po arrijnë më që t’i paguajnë llogaritë e tyre. Numri i shlyerjeve të borxheve është rritur jashtëzakonisht.

Jo vetëm punëtorët janë goditur: klasa e mesme po  pakësohet rrufeshëm: nëse kjo vazhdon me tempon aktuale, klasa e mesme është e destinuar për t’u zhdukur. Shoqëria jonë po shndërrohet në një binar të ndarë ashpër: në një elitë të vogël shumë të pasur dhe në një nënklasë gjigante të varfër.

Të marrim një shembull konkret – “modelin” që politikanë të të gjithë Evropës kurrë nuk lodhen së lartësuari: Gjermania. Gjermanët janë me të vërtetë duke u bërë gjithnjë e më të pasur, por në fakt janë kryesisht segmentet e pasura të popullit që po rrisin pasurinë e tyre aktuale dhe të konsiderueshme. Më të pasurit (e që janë 10% e popullatës) posedojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së përgjithshme të Gjermanisë, ndërkohë që më të varfërit, 50% e popullit, mes tyre duhet ta ndajnë 1% të pasurisë.

Realiteti njerëzor

Këto shifra fshehin brenda vetes qenie njerëzore. Në kohë krizash, segmentet më të dobëta të shoqërisë goditen më ashpërsisht. Lëshojani një sy kushteve të të varfërve, të pastrehëve, të moshuarve, rinisë dhe migrantëve, veçanërisht në ato vende që janë prekur më së shumti gjer më tash: perspektiva e tyre për të ardhmen është një rrugë vdekjeprurëse, dhe madje një rrugë shumë e shkurtër.

Kriza është shkaktuar nga lakmia e tepruar e një elite të vogël, të uritur për të rritur gjithnjë e më shumë limitet e fitimit dhe të gatshëm drejt atij qëllimi për të rrezikuar papërgjegjshmërisht me paratë e njerëzve të tjerë dhe për të mos u tërhequr nga çdo akt kriminal e ilegal. Janë aksionarët, investitorët institucional, bankat dhe hedge fondet  e “top menaxherët” e tyrë, ata që mbajnë gjithë përgjegjësinë për këtë katastrofë aktuale humanitare. Por, atyre iu është mundësuar për të vepruar në atë mënyrë nga institucionet neoliberale ndërkombëtare dhe nga politikanët lokal në secilin vend: ata poashtu mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë. Dhe akoma asnjë nga ata nuk është ftuar që të paguajë për krimet e tyre dhe për krizën që shkaktuan.

Përkundrazi, kryesisht janë punëtorët ata që u detyruan të paguajnë për krizën. Vetëm në Belgjikë, 1000 njerëz ngelin pa punë për çdo muaj, për të arritur në raste ekstreme si 10.000 vende të punës që u shkurtuan direkt a indirekt nga multinacionalja e veturave “Ford Motor Company”. Ata që akoma s’e kanë humbur vendin e punës, janë nën presion të pafund dhe në rritje, për të qenë më produktiv për disa paga më të ulëta. Pagat aktuale të punëtorëve dhe nëpunësve në Greqi, Spanjë e Portugali nuk janë të mjaftueshme as për të mbijetuar, e lëre më për më shumë. Miliona gjermanë janë reduktuar në punë të varfra. Në Itali, trojka e famshme (FMN, KE dhe BQE) ka realizuar një grusht shteti dhe ka caktuar njeriun e tyre nga “Goldman Sachs” në krye të qeverisë. Shefja aktuale i FMN-së, Kristinë Lagard tanimë po kërkon një “reformë të tregut të punës në Belgjikë”, që nuk është i organizuar në një mënyrë të duhur neoliberale, sipas shijes së saj. Edhe pse ajo në një farë mënyre gjithashtu konkludoi se “shifrat e papunësisë janë shumë poshtë”.

“Nuk ka alternativë” është deviza e përsëritur pafundësisht prej politikanëve, top menaxherëve dhe krerëve të ndryshëm që flasin në mediat kryesore. Zgjidhja që ata ofrojnë është e qartë: të pafajshmit në shkaktimin e krizës kanë për t’u dënuar, kurse shkaktarët e saj vetëm se do ta rritin pasurinë dhe pushtetin e tyre.

Ndërkohë, të drejtat e punës janë rrezikuar dhe sulmuar kudo dhe punëtorët janë reduktuar në vetëm gurë shahu të zëvendësueshëm, të pavlerë dhe fleksibil. Sikurse kompanitë, supozohet se edhe ata duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, edhe brenda vendit të tyre të punës dhe me punëtorët e të gjithë botës. Nuk është rastësi që objektivi kryesor i vënë nga BE-ja është që të bëhet “tregu më kompetitiv në botë”. Konkurrenca është një prej vlerave themelore të kapitalizmit neoliberal.

Punësimi i sigurt është tanimë një kujtim i së kaluarës. Pë të gjithë punëtorët. Jo vetëm për të sapo-punësuarit. Por poashtu edhe për ata që janë në mes të karrierës së tyre apo për ata që janë afër pensionimit. Sistemi i sigurimit social, i cili është ngritur dhe mirëmbajtur nga taksat dhe kontributet e paguara prej të gjithë punëtorëve nëpër gjenerata të ndryshme, është shkatërruar dhe shitur, ndërkohë që ne rrimë e bëjmë sehir.

Aksioni është një detyrë

Këto fakte e shifra, ky realitet evropian që po na imponohet, tregojnë se forma e aksionit jo vetëm që kërkohet nga ne – por është një detyrë pozitive të cilën ne urgjentisht duhet ta kryejmë, jo vetëm për veten tonë dhe këto gjenerata, por edhe për fëmijët tonë dhe fëmijët e tyre.

Konkurrenca është vlera kryesore e elitës kapitaliste. Vlera kryesore e sindikatave është saktësisht e kundërta: solidariteti. Pa marrë parasysh ngjyrimin politik.

Është koha që sindikatat të ngriten dhe të tregojnë – me anë të aksionit konkret – se rrënimi i vazhdueshëm social është i papranueshëm. Praktikisht të gjitha të drejtat e punëtorëve – në të vërtetë të gjitha të drejtat e njeriut dhe të drejtat demokratike – të cilat ne sot i gëzojmë janë fituar me gjak, djersë dhe lot. Sindikatat duhet marrin anën e atyre që kanë punuar për dekada, duke kontribuar për një fond pensional, që papritmas u zhduk nëpërmjet spekulacioneve të pamatura. Këta punëtorë kanë kontribuar në pjesën dërrmuese të krijimit të sistemit të sigurimit social dhe ata kanë të drejtën për t’i gëzuar përfitimet e tyre sot. Sindikatat poashtu duhet ndërmarrin aksione edhe për rininë dhe fëmijtë: kjo gjeneratë po mashtrohet prej materializmit dhe konsumerizmit, ushqyer prej botës së korporatave, medias dhe politikanëve – që praktikisht kanë verbuar rininë tonë, duke mos ia treguar faktin se ata praktikisht nuk kanë perspektivë për asnjë punësim të mundshëm, pensione shëndetësore apo mobilitet social.

Për një Evropë sociale dhe solidare

Globalizimi i botës sonë ka lidhur punëtorët anekënd botës në një luftë përbashkët – pavarësisht nëse ata e pranojnë ose jo këtë fakt. Përkundër vështirësive në bashkëpunimin dhe solidarizimin në kufijtë gjeografik, politik e kulturor, më nuk na ka mbetur tjetër alternativë. Lufta kundër politikave antisociale neoliberale që po implementohen në nivele lokale, evropiane dhe ndërkombëtare, mundet të triumfojë vetëm nëse ne aktiviziohemi poashtu në nivele lokale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Ashtu siç përmbledhet tek slogani i sindikatës socialiste belge: “Të bashkuar ne qëndrojmë!”, iu takon sindikatave të bëjnë ata që ka dështuar të bëhet gjer më tani, duke treguar solidaritet, unitet dhe ngritje të një zëri të vetëm anembanë Evropës më 14 nëntor. Ne e kemi ndjerë dhe përjetuar krizën dhe pasojat e vrazhda të saj për çdo dtë. E tani le ta ngritim zërin tonë dhe të brohorasim zhurmshëm në thirrjen tonë, thirrje për të gjithë punëtorët e përbashkuar, thirrje për rezistencë, thirrje për një Evropë sociale dhe solidare.

Bleri Lleshi është filozof politik, akivist dhe realizues filmash dokumentarë.

Përkthyer prej gjuhës angleze nga Fitim Salihu.

https://blerilleshi.wordpress.com

https://www.facebook.com/Bleri.Lleshi

Twitter @blerilleshi

One thought on “Vetëm një Evropë sociale dhe solidare ka të ardhme

  1. Nje artikull qe me pelqeu shume. Faleminderit Fitimit per perkthimin. Fakti qe eshte shkruar nga nje shqiptar me ben biles krenare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s