Home

I nderuar,

Po ju shkruaj në lidhje me thirrjen që vendosët në Twitter dhe Facebook këtë javë.[1] Aty ju bëni një propozim për të mbledhur lek për të marr me qera një shqiptar për të vrarë Michelle Martin.[2] Ndërkohë thirrja juaj ka provokuar shumë reagime zemëruese.

Doja t’ju shkruaja më parë por kam qenë i zënë me provimet në Shkollën e lartë Artesis në Anvers, qytetin tuaj.

Javën që kaloj kam lexuar shumë reagime te thirrja juaj. Ato mund të përmblidhen shumë thjesht në tre kategori. Ka njerëz që mendojnë se nuk është e mundur çfarë thoni ju. Të tjerët zgjedhin ta injorojnë këtë çështje për arsye se dinë cilat janë bindjet tuaja ideologjike. Dhe grupi i  tretë  pretendon që ne, duke u përfshirë dhe ju, kemi të drejtën të themi gjithçka që duam. Politik korrekt apo jo, kjo ska më rëndësi. Te këto tre kategoritë e kufizuara nuk llogarisë njerëzit që janë haptas fare të një mendimi me ju. Ju nuk gënjeni kur pohoni se ju thoni çfarë mendojnë njerëzit. Një pjesë e njerëzve më saktë.

Unë mendoj që se çfarë shkruat juve në mediat sociale dhe më pas e mbështetët në shtyp, nuk mund të tolerohet dhe duhet dënuar. Ju mund të jeni pa parti ndoshta, por ju jeni akoma parlamentar. Një nga funksionet më të rëndësishme dhe më demokrate që një qytetar mund të ushtroj në këtë shtet.

Ju mund ta shprehni lirisht mendimin tuaj mbi shumë çështje në shoqërinë tonë, por për sa kohë që jeni të ngarkuar me këtë funksion, mbani përgjegjësi për sa i përket mendimeve që i shpallni publikisht.

Thirrjen tuaj e ndatë me mijëra njerëz nëpërmjet Twitter dhe Facebook dhe ju e dini gjithashtu se nëpermjet atyre mijëra njerëzve do lexojnë dhe reagojnë edhe mijëra të tjerë.

Ju pohoni se do hapnit një debat. Eshtë e drejta juaj të bëni një gjë të tillë, por një person në funksionin tuaj ka mundësinë dhe detyrimin ti nisi debatet në një mënyrë të përgjegjshme me respekt për parimet demokratike të cilave ju betove besnikëri. Nuk ju qendrove besnik këtyre parimeve. Për këtë arsye shpresoj të vijoj një dënim i përshtatshëm.

Ju bëni thirrje për të vrarë një shtetas. Kush është kjo shtetase dhe se çfarë bëri kjo shtetase nuk është e rëndësishme: ju, unë dhe askush tjetër mund të ngjall thirje të tilla publikisht. Kjo gjë është e dënueshme dhe unë shpresoj që të merrni një dënim të përshtatshëm për këtë.

Në reagimet e shumta që vijuan pas thirjes suaj, njerzit shkruanin vetëm mbi të drejtat e Michelle Martin. Por mua më shqetëson aq shumë sa dhe racizmi, ksenofobia dhe damkosja e juaj kundrejt shqiptarëve.

Ndodhen mijëra shqiptarë në këtë shtet që jetojnë një jetë normale. Janë njerëz që ndërtojnë jetën e tyre këtu dhe përpiqen të bëjnë më të mirën.  Me sa duket nuk qenka e rëndësishme se çfarë bëjnë shqiptarët në këtë vend. Çdo herë i bëhet pyetja ( si shaka, provokim apo me seriozitetin më të madh) nëse edhe ato i përkasin mafjes ose janë kontrabandist etj. Vetitë stereotipe që i njihni shumë mirë përderisa i përdorni vetë dhe i shpërndani ane e mbanë nëpër botë.

Une flas rregullisht përpara grupeve shqiptaro-belge, duke filluar nga ajka intelektuale (po, edhe këto shqiptarë ekzistojnë dhe përfaqësojnë vendin tonë në tërë botën) deri te pjesëmarrësit e kursit të integrimit. Unë pyes veten si do i flas atyre për t’i nxitur në këtë shoqëri ndërkohë që një parlamentar ato i damkos në një mënyrë të ulët e raciste. Unë do doja të dija gjithashtu si mund të ndihen këto njerëz me origjinë shqiptare që jetojnë në Anvers nëse një anëtar i këshillit bashkiak të tyre përdor një gjuhë të damkosur.

Unë mund t’i injoroja vërejtet e juaja raciste, por nuk e kam në plan ta bëj një gjë të tillë. Propozime të tilla nga një politikan nuk janë të përshtatëshme edhe pse kohët e fundit janë prirjet për të përdorur ligjëratë “politiek jo korrekte”. Ju nuk jeni i vetmi; edhe politikanë, mendimtarë dhe kronikëshkrues të tjerë admirojnë ligjerata të tilla. Një ligjeratë e cila përmban shumë urrejtje, damkë, diskriminim dhe racizëm. ” Janë thjesht fjalë”, thonë njerzit shpesh, “që më mirë mos t’i vesh re”.

Jo, në asnjë mënyrë, sepse ndryshimi midis fjalëve dhe veprave është jashtëzakonisht i vogël. Shiko te Breivik dhe dhjetra shembuj të veprimeve të urrejtjes dhe vrasjes , jo vetëm në vendin tonë por edhe në SHBA dhe shumë shtete Evropiane.

Në një shtet demokratik që shfaq disi respekt për shtetasit e vetë duhet ndëshkuar dhe mospranuar një fjalim si ai i juaji.

Eshtë detyra e institucioneve të autorizuara për të vendosur se cilat masa duhen marrë. Nuk bëhet fjalë vetëm për juve këtu, por sidomos për parimet themelore të drejtësisë së shtetit tonë. Nëse na kërkohet që t’i respektojmë dhe t’i zbatojmë atëherë shteti belg duhet të tregojë se ato janë vërtetë të vlefshme dhe të mbrojtura me ligj.

Bleri Lleshi është filozof politik

https://blerilleshi.wordpress.com

https://www.facebook.com/Bleri.Lleshi

Twitter @blerilleshi

Përkthyer nga Hollandishtja në Shqip nga Morena Kasa


[1] Jurgen Verstrepen ishte gazetar dhe anëtar i Vlaams Blok, një parti ekstremiste ne Belgjikë. Mrapa kaloi tek LDD, por para disa muajsh u largua nga kjo parti por është akoma anëtar i parlamentit flamand.

[2] Michelle Martin është ish-gruaja e Marc Dutroux. U dënua për torturimin dhe rrëmbimin e disa vjazave në Belgjikë. Me 28 gusht 2012 u lirua me kusht nga burgu.

One thought on “Letër e hapur parlamentarit Jurgen Verstrepen

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s